Procesi zgjedhor që tashmë ka filluar në të gjitha degët e LDK-së në Kosovë, duhet të karakterizohet me transparencë maksimale, pjesëmarrje sa më të madhe të anëtarësisë dhe me krijimin e hapësirës dhe kushteve të përshtatshme për përfaqësim sa më të denjë të femrave, ka thënë anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie n ë Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti,në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë, që u mbajtë nën drejtimin e Safet Kamberrit, kryetar, e në të cilën u shqyrtuan përgatitjet për fillimin e procesit zgjedhor edhe në këtë degë.
Hoti po ashtu ka thënë se merr pjesë në këtë mbledhje me kërkesën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, me qëllim që bashkime anëtarët e Kryesisë së Degës, udhëheqjet e nëndegëve dhe veprimtarët e devotshëm të LDK-së,të përgatisin zgjedhjet ashtu siç e parashohin Statuti dhe dokumentet tjera dhe ashtu sikur i ka hije LDK-së, e cila gjithmonë është dalluar nga partitë tjera për zgjedhje transparente e demokratike.
“Procesi zgjedhor i fazës së parë të zgjedhjeve në LDK, ka kaluar ashtu si duhet dhe pa asnjë problem të theksuar. Besoj se edhe degët tjera që këtë proces tashmë e kanë filluar në fazën e dytë, do të përgatisin dhe organizojnë zgjedhje plotësisht të lira,transparente e demokratike”, ka thënë ndër të tjera Hoti.
Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, pasi po ashtu sikur Hoti foli për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe zhvillimin e tyre konfor rregullave e dokumenteve të përgatitura për këtë proces zgjedhor, tha se është përgjegjësi e secilit anëtar të Kryesisë, udhëheqjeve të nëndegëve dhe veprimtarëve të LDK-së e anëtarësisë së gjerë, që të angazhohen maksimalisht dhe të jenë të përkushtuar për realizmin e procesit zgjedhor sa më mirë.
Në vazhdim Kamberi foli për formulën e përcaktimit të delegatëve që nëndegët duhet t’i zgjedhin për kuvendin zgjedhor të degës, e që gjithsejtë duhet të jenë 101 sish. Lidhur me këtë anëtarët e Kryesisë shprehën mendimet e tyre,por që në fund unanimisht u aprovua formula e paraqitur.
“Është me shumë rëndësi që në këto zgjedhje të zgjidhen anëtarët më të mirë e më të devotshëm të LDK-së, të cilët kanë treguar përkushtim dhe aktivitet të vazhdueshëm në realizimin e programit të LDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë LDK-ja do të fuqizohet akoma”, tha Kamberi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Fëmijëve “Kozle”, Karolina Simonovska
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ – flet psikologia Qenaj
Lëvizja Fol: Qeveria realizoi vetëm 38 % të Planit Kombëtar për zhvillim për periudhën janar-dhjetor 2024
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze