int(1) Avancojnë ukrainasit në Kherson, zyrtarët e atjeshëm pro-rusë bëhen gati të evakuojnë 60 mijë njerëz   - Telegrafi - Telegrafi Avancojnë ukrainasit në Kherson, zyrtarët e atjeshëm pro-rusë bëhen gati të evakuojnë 60 mijë njerëz   - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Avancojnë ukrainasit në Kherson, zyrtarët e atjeshëm pro-rusë bëhen gati të evakuojnë 60 mijë njerëz  

Avancojnë ukrainasit në Kherson, zyrtarët e atjeshëm pro-rusë bëhen gati të evakuojnë 60 mijë njerëz  

Mbrëmë zyrtarët pro-rusë të rajonit të okupuar të Khersonit në Ukrainë, kanë paralajmëruar për situatën e rëndë si pasojë e kundërofensivës ukrainase, të cilën e presin të zgjerohet akoma më shumë “në një të ardhme të afërt”.

Moska mbrëmë konfirmoi se do të evakuojë banorët e qyteteve në anën e djathtë të lumit Dnipro, transmeton Telegrafi.

Dje zyrtari pro-rus i Khersonit, Vladimir Saldo, të cilin në këtë post e vendosi Rusia, ka thënë se nga 50 deri në 60 mijë njerëz do të dërgohen në Rusi dhe në anën e majtë të bregut të Dnipros.


“Evakuimi sigurisht se do të zgjasë gjashtë ditë”, tha Saldo për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Më herët zyrtari pro-rus i Khersonit, Kiril Stremousov, pati deklaruar se “beteja për Khersonin do të fillojë në një të ardhme të afërt”.

E mbrëmë është deklaruar sërish – duke theksuar se “situata mbetet e pandryshuar”.

“Mbrojtja jonë në disa pjesë të rajonit të Khersonit është e gatshme t’i kundërvihet ukrainasve”, shtoi Stremousov.

“Nuk përjashtojmë mundësinë e granatimit nga ana e djathtë e brigjeve, dhe për këtë i lusim civilët të kalojnë nën anën e majtë me qëllim që të mos kemi viktima”, tha ndër tjera ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

Evropa
Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Botë
Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Botë
Zelensky në Samitin e Dubrovnikut, nënshkruan marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë me kryeministrin kroat

Zelensky në Samitin e Dubrovnikut, nënshkruan marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë me kryeministrin kroat

Evropa
Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Botë
Kalo në kategori