LAJMI I FUNDIT:

Automobili më i vogël në botë

Automobili më i vogël në botë

Shpikësi britanik i pasionuar pas automjeteve bizare, Perry Watkins, krijoi automobilin më të vogël në botë.

Automobili me emrin ‘Wind Up’ është i lartë 104 centimetra, ndërsa i gjatë gjithsej 129 centimetra, ndërsa mund të arrijë shpejtësinë deri në 60 km në orë.

Titullari i automobilit më të vogël në botë, i regjistruar zyrtarisht edhe në librin e rekordeve Guinness, mori karrocerinë e motorit Shangai Shenke, ndërsa gomat dhe timonin nga motori Honda Monkey.

Automobili i tij mund të përdoret edhe në trafik, ndërsa ka edhe rrip sigurie. Watkins po ashtu ka shpikur edhe Flatmobile, automobilin më të ulët në botë. /Telegrafi/