LAJMI I FUNDIT:

Automati nuk u shet verë të dehurve

Automati nuk u shet verë të dehurve

Qytetarët në Pennsylvania mund të blejnë verë nga automatet e shitjes. Pasi shteti amerikan ka rregulla të ashpra për alkoolin, qytetarët deri më tash kanë mundur ta blejnë verën vetëm në dyqanet e specializuara në pronësi shtetërore.

Por, për të mos e keqpërdorur shitjen e alkoolit nëpër aparate, amerikanët kanë përdorur që blerësve tua bëjnë tri teste. Të gjitha këto përcillen edhe nga kamerat e sigurimit për të pamundësuar mashtrimin. Vetëm atëherë mund të blejnë shishet e verës me çmim prej shtatë deri në 23 dollarë. /Telegrafi/