LAJMI I FUNDIT:

Automati ju sugjeron çfarë pije dëshironi

Automati ju sugjeron çfarë pije dëshironi

Firma japoneze “JR East Water Buisness Co” ka shpikur një aparat të ri për shitjen e pijeve i cili nëpërmjet përgjigjes së pyetjeve në ekranin me prekje dhe skanimin e fytyrës së blerësit ua sugjeron atyre se cilën pije duhet ta zgjedhin.

Automati është futur në përdorim në njërin prej stacioneve hekurudhore të Tokios, ndërsa tash për tash rezultatet janë premtuese. Automati i ri shet tri herë më shumë pije sesa aparatet e deritashme.

Përveç skanimit të fytyrës, automati pyet myshterinjtë për gjininë dhe moshën, ndërsa në përzgjedhjen përfundimtare të pijes ndikon edhe temperatura dhe koha në të cilën përzgjidhet pija. Automati burrave kryesisht u propozon qaj ose kafe, varësisht prej moshës, ndërsa grave pije të ëmbla. /Telegrafi/