LAJMI I FUNDIT:

Austriaku lidhi aeroplanët me trup gjatë fluturimit

Austriaku lidhi aeroplanët me trup gjatë fluturimit

A ju irriton vonimi gjatë ndërrimit të aeroplanëve? Hapja dhe mbyllja e vazhdueshme e bagazhit, heqja e rripit dhe zbathja e këpucëve në kontrollet e sigurimit nëpër aeroporte?

Austriaku Paul Steiner javën e kaluar gjeti mënyrën si t’i bënte bisht këtij problemi. Ky akrobat 47 vjeçar dhe anëtar i “Red Bull Skydaving” bëri një akrobacion gati të pabesueshëm.

Paul në lartësinë 2.100 metra mbi tokë hapi kabinën e aeroplanit të vogël të firmës “Blaink” dhe doli në skaj të krahut të aeroplanit dhe kaloi në aeroplanin tjetër i cili po fluturonte nën të me shpejtësi prej 130 km/h.

Paul qëndroi disa sekonda në krahët e aeroplanit, dhe me duar ishte kapur pas bishtit të aeroplanit tjetër dhe për herë të parë lidhur dy aeroplanë në ajër me trupin njerëzor. Skena e cila mund të shihet vetëm në filmat aksion përfundoi me kërcimin e Paulit me parashutë.


“Performansa me aeroplanët në ajër është përgatitur një vit. Secili hap është planifikuar dhe është testuar shumë herë. Jam krenar me atë që kemi arritur dhe mund të ju them se ia ka vlejtur çdo moment i kaluar gjatë përgatitjeve,” tha Paul Steiner pas takimit me kolegët pilotë Kurt Tipple dhe Ewald Roithner në aeroport. /Telegrafi/