LAJMI I FUNDIT:

Australiani tri javë jeton me merimangat vdekjeprurëse

Australiani tri javë jeton me merimangat vdekjeprurëse

Nick Le Souefit aspak nuk i pëlqejnë merimangat. Por për ta thyer rekordin e vendosur para 30 vitesh dhe për t’i grumbulluar 500.000 dollarë për qëllime humanitare, ky burrë nga Melbournei vendosi t’i kalojë tri javë në xhamat e një dyqani në shoqërinë e rreth 400 merimangave vdekjeprurëse.

“Nuk më pëlqejnë merimangat, por as nuk kam frikë prej tyre”, tha 67 vjeçari nga Melbournei. Le Souef më herët dëshiroi t’i kalojë edhe tri javë në shoqërinë e gjarpinjve, megjithatë autoritetet nuk e lejuan.

Por, australiani nuk ia ka frikën as merimangave helmuese. Ai thotë se nuk ka frikë se do ta kafshojnë dhe shpreson se do të arrijë të grumbullojë sa më shumë para për qëllime humanitare.

Sipas medieve australiane, Le Souef tashmë ka kaluar disa ditë me merimangat, ndërsa numri i tyre ka filluar të zvogëlohet pasi kanë filluar ta hanë njëra tjetrën. Për këtë arsye merimangat kanë filluar të ushqehen me krimba dhe zvarranikë tjerë, ndërsa australiani shpreson se kjo do t’i qetësojë ato. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori