LAJMI I FUNDIT:

Australia mund të nisë vaksinimin për COVID-19 në janar të 2021-së

Australia mund të nisë vaksinimin për COVID-19 në janar të 2021-së
Foto: Rohan Thomson/Getty Images/Guliver

Australia tha se do të sigurojë afro 85 milionë doza të vaksinës për COVID-19, nëse dy prova të saj rezultojnë të suksesshme.

Kryeministri Scott Morrison tha se vendi i tij ka arritur dy marrëveshje për doza pa pagesë, që do të jepeshin në vitin 2021, nëse miratohen për përdorim.

Ai tha se 25 milionë njerëzit e Australisë do të mund të nisin vaksinimin në janar, por shtoi se “nuk ka garanci” për këtë.


Njëra vaksinë është nga Universiteti Oxford dhe kompania farmaceutike AstraZeneca, ndërsa tjetra është lokale, nga Universiteti Queensland.

E para është në fazën e tretë dhe të fundit të testimit, e dyta është në fazën e parë.

Të dyja ka shumë të ngjarë të kërkojnë që njerëzit të marrin nga dy doza.

Australia ka regjistruar më shumë se 26 mijë raste me COVID-19 dhe 769 viktima – shumica prej tyre në dy muajt e fundit.

Qeveria e Australisë tha se imunizimi nuk do të jetë i detyrueshëm, porse do të inkurajohet fuqishëm.

Morrison tha se Australia gjithashtu mbetet e përkushtuar për të siguruar qasjen në vaksina për fqinjët e saj në Paqësor dhe Azinë Juglindore. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori