LAJMI I FUNDIT:

Atributet e paraguaianeve

Atributet e paraguaianeve

Në qytetin Encarnation të Paraguait karnavali po zgjatë që një muaj e gjysmë. Qytetarët dhe turistët ende nuk i kanë ndalë vallëzimet dhe ndejat. Encarnation, ndryshe është i njohur si qytet i karnavaleve dhe në muajin shkurt qyteti zhytet në pushtetin e maskave.

Është traditë që njerëzit në rrugë të hedhin ujë në kalimtarët e rastit, qoftë duke hedhur ujë nga bidonët ose duke mbushur balonat me ujë.

Balonat duket se nuk janë në modë sivjet, pasi valltaret magjepsëse me puplat e karnavaleve, po thyejnë traditën duke dëshmuar me gjokset e tyre të bujshme se gjinjtë janë kriteri kryesor për pjesëmarrje në karnaval. Valltaret e zbukuruara me pendla dhe xhevahire garojnë se cila do të vallëzojë më së miri me ritmin e daulleve. /Telegrafi/