LAJMI I FUNDIT:

Atletico me ndeshje bamirësie largohet nga ‘Vincente Calderon’

Atletico me ndeshje bamirësie largohet nga ‘Vincente Calderon’

Atletico Madrid i jep lamtumirën zyrtare stadiumit “Vicente Calderon” me anë të një ndeshjeje bamirësie.

Në impiantin, që deri tani cilësohej si “shtëpia” e “Los Colchoneros”, u zhvillua ndeshja mes legjendave të Atleticos dhe skuadrës së yjeve të botës.

Në skuadrën e legjendave të Atleticos ishte i pranishëm Diego Forlan, si dhe lojtarët që aktualisht janë pjesë e tij, Fernando Torres, Gabi dhe Koke, ndërkohë që në fushë ishin edhe emra të tillë si Higuita, Caniggia, apo edhe Ronaldinho.


Edhe pse ishte një miqësore për bamirësi, sfida mes legjendave të Atleticos dhe yjeve të botës kishte një shikueshmëri më të lartë sesa finalja e Kupës së Mbretit, që u luajt po në këtë stadium. Si përfundim, kjo ndeshje u fitua nga yjet e botës me rezultatin 5-4.

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Atletico Madrid do t’i luajë ndeshjet e tij në stadiumin e ri “Wanda Metropolitano”, që ka një kapacitet prej 68 mijë vendesh.

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori