LAJMI I FUNDIT:

Asteroidi i ri po i afrohet Tokës

Asteroidi i ri po i afrohet Tokës

Asteroidi i sapozbuluar do të kalojë afër Tokës të enjten, por nuk paraqet rrezik, edhe pse ai kalon nëpër orbitën e Hënës. Asteroidi me emrin “2010 GA6” i madhësisë relativisht të vogël, rreth 22 metra, është zbuluar nga astronomët e qendrës “Catalina Sky Survey” në Tuscon.

Asteroidi do të kalojë nëpër orbitën e Hënës, derisa planetit tonë do t’i kalojë përskaj të enjten në orën 19:06. Zyrtarët e NASA-s thanë se ky asteroid është i parrezikshëm si dhe planeti është i sigurt.

“Objektet që kalojnë nëpër orbitën e Hënës në afërsi të Tokës paraqiten gati çdo muaj”, tha Don Yeomans nga NASA. /Telegrafi/