LAJMI I FUNDIT:

Asteroid pranë Tokës, por pa rrezik

Asteroid pranë Tokës, por pa rrezik

Një asteroid me dimensione të vogla kishte hyrë para pak ditësh në orbitën tokësore, për ta zhvendosur më pas orientimin në drejtim të Dielit.

Lajmin e bëri të ditur laboratori “Jet Propulsion” i Nasa-s, që ka përjashtuar mundësinë e goditjes së tokës nga asteroidi në fjalë. Asteroidi përshkruhet si ‘autobus me dy kate’ me gjatësi gjashtë metra, që ishte 45 mijë kilometra larg tokës dhe që lëvizte me shpejtësi 18 kilometra për sekond.

Asteroidi që kaloi pranë tokës…


Një prej shkenctarëve dhe ekspertëve të kësaj lëmie, Emily Baldwin, ka thënë për mediumet amerikane se fatmirësisht Toka kësaj radhe nuk ishte objekt i një armagedoni që do të kishte përmasa katastrofale. Baldwin shtoi se rasti në fjalë tregoi edhe njëherë se bota vazhdimisht është e kërcënuar nga objektet kozmike. /Telegrafi/