Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Reagimi i Mustafës ka ardhur pasi që sot LDK-ja deklaroi se ka frikë që Qeveria Kurti do ta pranojë këtë Asociacion, ndërkaq nga LVV-ja deklaruan se këto deklarata po bëhen pikërisht nga ata që dikur vetë e nënshkruan këtë marrëveshje.
Mustafa përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se “Në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), Isa Mustafa nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës. Prandaj rrjedhimisht dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ma përshkruajnë mua Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit”.
Mustafa më tej ka thënë se nuk ka dialoguar se e ka dashur Asociacionin, por ka dialoguar për zbatimin e Ligjin për ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvendin e shtetit tim.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Jam i shtrënguar të reagoj ndaj atyre që dezinformojnë qëllimisht opinionin lidhur me marrëveshjen për themelimin e Asociacionit. Më vjen keq kur lexoj deklarata të atyre që i atribuohen vetvetes si analistë e gazetarë, atyre që shiten me tituj të profesorëve . por edhe deutetëve dhe ish deputetëve. Vërej se ata nuk e kanë lexuar Marrëveshjen e Parë, Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, Dokumentin për parimet e themelimit të Asociacionit dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Për të qenë sa më konkret po e citoj opinionin e Gjykatës Kushtuese për këtë çështje, si vijon:
“Gjykata Kushtetuese, në mbështetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutës, në mbështetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punës, ne seancën e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash VENDOS …. II. TE KONSTATOJE që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do të themelohet, siç është parapare me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës;
Në përfundimet e Gjykatës, pika 189, nënpika 3, fq. 38 thuhet: “Marrëveshja e Parë, e ratifikuar më 27 qershor 2013, parashikon themelimin e një Asociacioni/Bashkësie të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë (vërejtje: jo dokumenti që unë e kam nënshkruar në vitin 2015) . Gjithashtu ajo parashikon themelimin e këtij Asociacioni/Bashkësie me Statut. Përveç kësaj ajo definon strukturën e Asociacionit/Bashkësisë ashtu që ajo ndjek të njëjtën bazë sikurse Statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Për më tepër, komunat pjesëmarrëse kanë të drejtë të bashkëpunojnë përmes Asociacionit/Bashkësisë kolektivisht në bazë të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjeve të Kosovës. Asociacioni/Bashkësia do të ketë vështrim të plotë në fusha të veprimtarive të ndryshme. Gjithashtu Asociacioni/Bashkësia do të ushtrojë kompetenca tjera të deleguara nga autoritetet qendrore. Kësisoj, themelimi i Asociacionit/Bashkësisë është bërë pjesë e sistemit të brendshëm juridik.”
Gjykata Kushtetuese përshkruan se me 28 maj 2013, Qeveria ka miratuar Vendimin Nr. 01/132, me të cilin “aprovohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes se pare ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës se Serbisë dhe të planit të zbatimit për ketë marrëveshje”.
Në pikën 81. Thuhet “Me 27 qershor 2013, Kuvendi mbajti seance plenare, ku u votua dhe u miratua Ligji për ratifikimin, nr. 04/L-199. Nga deputetet e pranishëm, 84 votuan për, 3 ishin kundër dhe 1 deputet abstenoi. Në të njëjtën ditë, Ligji për ratifikimin iu dërgua Presidentes se Republikës se Kosovës për shpallje”. Në piken 82 të Aktgjykimin thuhet: “Me 12 shtator 2013, me Dekretin nr. DL-050-2013, Presidentja e Republikës se Kosovës shpalli Ligjin për ratifikimin”.
Në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), Isa Mustafa nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës. Prandaj rrjedhimisht dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ma përshkruajnë mua Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit.
Në vendimin e saj, Gjykata nën III.TE KONSTATOJE që Parimet, siç janë elaboruar në “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumice serbe në Kosove -Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3. [Barazia para Ligjit} , paragrafi 1, me Kapitullin II {Te Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe me Kapitullin III [Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve te tyre] te Kushtetutës se Republikës se Kosovës];
Si Kryeministër i zgjedhur në dhjetor të vitit 2014, duke e respektuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, kam dialoguar për dokumentin e titulluar “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”. Ky dokument, për të cilin Gjykata Kushtetuese shprehet se nuk është as Ligj, as Statut dhe as akt juridik i Qeverisë, do ti paraprinte Dekretit të Qeverisë dhe Statutit të Asociacionit. Dokumenti është nënshkruar më 25 gusht 2015. Elemente të rëndësishme të këtij dokumenti ishin pajtimi i Serbisë se dekreti dhe Statuti i Asociacionit do të trajtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Asociacioni do të mund të themelohet kur Gjykata Kushtetuese konstaton se është në harmoni me Kushtetutën. Kjo rregull do të vlente për çdo ndryshim të mëvonshëm të Statutit të Asociacionit i cili do ti nënshtrohej vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Ekziston edhe letra zyrtare e lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini, në të cilin thuhet se sipas kuptimit të Komisionit Evropian Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk është pushtet i tretë.
Nuk kam dialoguar se e kam dashur Asociacionin, por kam dialoguar për zbatimin e Ligjin për ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvendin e shtetit tim.
Fakti se Serbia ishte pajtuar që Statutin ta trajtojë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, flet se në asnjë rast Asociacioni nuk do të bëhej në kundërshtim me Kushtetutën apo me ndryshim të kushtetutës, sepse referenca ka qenë te kushtetuta ekzistuese. Sidoqoftë Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj të dt 21 dhjetor 2015 Rasti nr. K0130/15 vendosi që Asociacioni do të themelohet në bazë të Marrëveshjes së parë të vitit 2013, e ratifikuar me Ligj në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare.
Të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet e dakorduara me Serbinë iu referohen ligjeve (ekzistuese të Kosovës), kurse dokumenti për parimet i i vitit 2015 i referohej edhe Kushtetutës (ekzistuese) të Kosovës. Asnjëherë nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës. Në fakt Serbia kishte nënshkruar që Asociacioni të themelohet ashtu siç e konstaton Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërkaq, BE ka sqaruar zyrtarisht se Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk është pushtet i tretë.
Se a do të themelohet Asociacioni apo jo, se a do të zbatohet Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të vitit 2013 tani është në kompetencë të lidershipit të Kosovës. Por Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë se Asociacioni themelohet sipas Marrëveshjes së Parë të vitit 2013. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova