LAJMI I FUNDIT:

Asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Për herë të parë që prej 9 korrikut, në Shqipëri nuk u raportuan viktima mes pacientëve me COVID-19 në harkun kohor të 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten se nuk pati asnjë fatalitet mes 186 pacientëve të shtruar në spitale ditës së fundit. Kjo është hera e parë pas dy muaj e gjysmë (77 ditë) ku qenë raportuar mesatarisht 3-4 vdekje çdo ditë – nga 9 korriku deri më 23 shtator janë raportuar 287 viktima, 77% e totalit.

Dr. Flutura Beqo, nga ministria, tha se nga 852 testime të kryera gjatë kësaj kohe kishin rezultuar pozitivë 134 persona, ndërkohë që 100 të tjerë ishin negativizuar.


Kështu totali i bilancit të pandemisë në Shqipëri shkon në 12,921 raste, prej së cilave 7,239 (56%) janë mundur të shërohen, 5,312 (41%) mbeten ende me mbartje të virusit, ndërsa 370 (2.8%) nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.

Rastet sipas qarqeve kanë qenë: Tiranë 2,630; Durrës 576; Shkodër 380; Lezhë 302; Elbasan 300; Korçë 250; Fier 246; Vlorë 195; Kukës 154; Berat 108; Dibër 90; Gjirokastër 81.

Vdekjet sipas qarqeve kanë qenë: Tiranë 177; Durrës 46; Shkodër 40; Elbasan 24; Fier 19; Korçë 18; Lezhë 15; Kukës 10; Dibër 8; Vlorë 7; Gjirokastër 4; Berat 2.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Politikë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kalo në kategori