Në Shqipëri, edhe në raundin e tretë të votimit për presidentin e ri të vendit, duket se do të shkohet pa asnjë kandidaturë. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj tha sot pas një mbledhje me një pjesë të deputetëve se i qëndron propozimit që opozita të ofrojë 4 emra dhe socialistët të zgjedhin prej tyre. Por nga ana tjetër shumica përsëriti se kjo formulë është imponin dhe jo negocim.
Ndërsa nga pjesa që tani drejton Partinë demokratike po akuzohet se po i shërben lojës së kryeministrit në procesin e zgjedhjes së presidentit, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj mblodhi sot sërish një pjesë të deputetëve për të diskutuar për këtë çështje.
Ata drejtuan gishtin e përgjegjësisë ndaj socialistëve, se u tërhoqën nga marrëveshja e dakortësuar javën e shkuar. Propozimi i hedhur prej demokratëve është ai sipas të cilit opozita ofron katër kandidatura, nga të cilat 2 përzgjidhen nga shumica dhe më pas së bashku palët bien dakort për njërën prej tyre.
Në përfundim të mbledhjes së sotme zoti Alibeaj tha se i mbeten të njejtit propozim, mbi të cilin janë dakort të ulen e të vijojnë punën në çdo moment. “Ne i qëndruam të gjitha detyrimeve tona sipas dokumentit. Filluam procesin e identifikimit. Pala tjetër u tërhoq. Po ta lexoni dokumentin është fare i thjeshtë. Po qe se tërhiqeni, kjo dakortësi bie. E nëse dakortësia bie, çfarë duhet të bëjmë ne? E megjithatë ne themi këtë gjë: vlera e atij dokumenti qëndron deri në afatin e fundit ligjor”, u shpreh ai.
Socialistët po ashtu mbeten në të njejtat pozicione, duke këmbëngulur në një tjetër interpretim dakortësisë me PD-në. “Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që ti mendon se është o pranohet o rrëzohet, është rrëzuar ai propozim në tërësi. Kemi rënë dakort për një pjesë të frymës së ij, në një moment të caktuar, kur kemi thënë, meqënëse kanë mbetur dhe katër raunde, në dy raunde propozoni vetëm ju. Dhe ne do i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje. Ne nuk do të propozojmë emër deri të dielën në orën 16.00”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Ai shtoi se do vijojë kontaktet me dy grupet e tera parlamentare të opozitës, ndonëse siç edhe e pranoi, ato nuk arrijnë dot të kenë firmat e nevojshme të deputetëve për të propozuar një kandidat.
Me gjasë, edhe raundi i tretë do mbyllet pa votim, në mungesë të kandidaturave, duke i hapur kështu rrugë socialistëve që të zgjedhin dhe të vetëm presidentin e ri të vendit./VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës