LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohen rrugët në pesë Lagje të Dumnicës së Poshtme

Asfaltohen rrugët në pesë Lagje të Dumnicës së Poshtme

Ka filluar asfaltimi i rrugëve në pesë lagje të fshatit Dumnicë e Poshtme në Komunën e Podujevës.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Durim Salihu, ka vizituar sot fshatin Dumnicë të Poshtme, ku ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugëve të pesë lagjeve të këtij fshati.

Me rastin e vizitës në këtë fshat, kryetari Veliu, tha se me investime në projektet e ndërtimit dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore, ekzekutivi i Komunës së Podujevës banorëve të viseve rurale po ju krijon kushte më të mira për jetesë.

“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, përveç që lehtëson qarkullimin e qytetarëve, krijon kushte edhe për investime dhe zhvillim ekonomik në zonat rurale të komunës sonë”, tha kryetari Veliu.


Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Durim Salihu, tha se në Dumnicë të Poshtme aktualisht janë duke u asfaltuar rrugët në lagjet: “Mjekollët”, “Matarova”, “Jahollët”, “Tashefcët” dhe “Potera”, në një gjatësi prej rreth 2.2 km.
Punët në asfaltimin e këtyre rrugëve është duke i kryer kompania “Toifor”. /Telegrafi/