LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Shqyrtohen të gjitha mundësitë për thirrje në përgjegjësi për Pendarovskin

Arsovski: Shqyrtohen të gjitha mundësitë për thirrje në përgjegjësi për Pendarovskin

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka paralajmëruar thirrje në përgjegjësi (impeachment) për presidentin e vendit Stevo Pendarovski.

Zëdhënësi i kësaj partie Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp nuk tregoi se kur do të jetë vendimi përfundimtar, por tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe do të diskutohet në organet e partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi thënë se Pendarovski është bashkëpunëtor i mafias së Zaevit, e cila fatkeqësisht funksionon në këtë shtet më mirë se mafia më e madhe në botë ‘Cosa Nostra'”, tha Arsovski.


Mundësia për thirrje në përgjegjësi për Pendarovskin, siç kanë thënë nga OBRM-PDUKM, vjen pasi konsiderojnë se ai i ka keqpërdorur vendimet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga kjo parti dje thanë se nuk do të votojnë në Kuvend për konfirmimin e vendimeve të Pendarovskit, i cili për pesë herë e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori