Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut duhet t’u nënshtrohet reformave të thella, veçanërisht duhet të ndryshohet përmbajtja e njësive mësimore, theksojnë ekspertët e arsimit.
Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ka shpalosur përmbajtjen e draft-ligjit për arsimin fillor, duke theksuar se në të janë inkorporuar të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e EUCD-së dhe UNICEF-it me ç’rast i njëjti do të plotësohet me sugjerimet që do të dalin nga debatet publike brenda 20 ditëve nga ana e ekspertëve në lëmin e arsimit.
Naser Miftari i inkuadruar në projektin “Shkolla dhe të mësuarit në shekullin 21” për Radion Evropa e Lirë thotë se reformat duhet të prekin më shumë segmente.
“Reformat duhet të hyjnë thellë në përmbajtjen e lëndëve mësimore në përmbajtjen e plan-programeve mësimore, të cilat janë më se të vjetërsuar. Ndonëse jo të gjitha lëndët mësimore, por një pjesë e madhe e lëndëve mësimore në arsimin fillorë me theks shkencat humanitare shoqërore duhet të pësojnë ndryshime, sepse më vete bartin teori dhe koncepte të vjetërsuara që nuk korrespondojnë me zhvillimet bashkëkohore, pra nuk i përgjigjen ekonomisë së tregut të punës”, thotë Miftari.
Ndryshe, draftligji për arsim fillor, fokus ka profesionalizimi i mësimdhënësve dhe eliminimin e politikës në mësimdhënie.
“Angazhohemi për depolarizimin dhe departizimin e arsimit fillor. Të gjithë mësimdhënësit, të cilët nuk janë adekuatë, të cilët nuk përmbushin standardet ligjore, nuk e kanë vendin në arsimin fillor dhe të mesëm. Ndërsa, të gjithë ata të cilët i plotësojnë dhe i përmbushin standardet dhe të cilët tashmë janë në proces edukativo-arsimor atëherë ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e procesit edukativo- arsimor”, deklaroi ministri Ademi.
Ekspertët thonë se cilësia e dobët e sistemit arsimor është një nga arsyet kryesore që të rinjtë largohen nga vendi.
Në këtë drejtim, Jasna Bacoska, profesoreshë universitare për Radion Evropa e Lirë thotë se krahas largimit të politikës nga shkollat, duhet të punohet edhe në orientimin profesional të të rinjve që në moshën e hershme.
“Shohim se si fëmijët gjithnjë e më shumë kanë për synim largimi nga vendi, sepse ata nuk duan të lodhen me mësimin e gjërave teorike që pastaj e kanë shumë vështirë që këtë dije ta aplikojnë në praktikë. Me shumë rëndësi është inicimi i shkathtësive që në moshat e hershme të nxënësve”, thotë Bacovska.
Ndryshe, nga dikasteri i arsimit në Maqedoninë e Veriut, janë zotuar se do të punojnë me intensitet që vitin e ardhshëm shkollor të fillojë me zbatimin e Ligjit të ri./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet