Kanë kaluar 300 ditë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ku me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, ushtria e Kremlinit iu vërsul Kievit.
“Vetëm na jepni armë dhe ne do të dimë të mbrohemi, mos u shqetësoni për asgjë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në ditët e para të pushtimit, duke iu drejtuar partnerëve të tij perëndimorë, transmeton Telegrafi.
Në ditët e para të luftës, agresori njoftoi se “do ta zgjidhte çështjen sa më shpejt dhe sa më pa dhimbje”, por me sa duket ata nuk llogarisnin në rezistencën e fortë të mbrojtësve ukrainase.
Dhe është më se e qartë se marrëdhënia mes palëve ndërluftuese fuqia punëtore, logjistika dhe armët janë të ‘pakrahasueshme’, domethënë në anën e Rusisë, por edhe ukrainasit kanë adutët e tyre.
Pa dyshim, se ukrainasit mbështeten në industrinë e tyre të përkushtuar, por edhe ndihma e aleatëve perëndimorë është e pashmangshme.
Edhe përpara se të fillonte pushtimi në shkallë të gjerë, partnerët perëndimorë filluan të furnizonin Ukrainën me armë.
Gama e arsenalit të dhuruar është vërtet e madhe, dhe kjo është një retrospektivë e vogël e gjithçkaje që i është dhuruar Ukrainës.
Mbrojtja ajrore
Sulmet raketore ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, përshpejtuan sigurimin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore nga partnerët ndërkombëtarë.
Dhjetëra aeroplanë perëndimorë me emra të ndryshëm u shfaqën në Forcat e Armatosura të Ukrainës. A mjafton kjo, shpjegoi gjeneral-lejtnant Ihor Romanenko.
“Ndihma e marrë nuk do të mjaftojë as për të mbuluar vetë Kievin. Kur isha komandant brigade, në kohën sovjetike, në kryeqytet kishte 14 sisteme raketore kundërajrore. Nëse flasim për dërgesa të profilit të lartë, NASAMS dhe IRIS –T janë me rreze të shkurtër sado që të na jepen, ato nuk do të jenë në gjendje të mbulojnë plotësisht qiellin”, u shpreh Romanenko.
Nuk dihet saktësisht se ku është vendosur mbrojtja kundërajrore e marrë. Pas një sulmi masiv raketor më 23 nëntor, banorët në Kiev gjetën fragmente të një rakete AIM-120, të cilat mund të tregojnë se sistemet NASAMS po mbrojnë në mënyrë efektive rajonin rreth kryeqytetit.
“Forcat tokësore dhe ajrore”
Sipas ueb-faqes Oryx, forcat e tokësore dhe ato ajrore ukrainase tani kanë “HIMARS-in turk” — RSZV, duke përdorur raketa TRLG-230. Zyrtarisht askush nuk raportoi për këto furnizime, ndaj mund të flitet për ndihmë “sekrete” nga Turqia.
TRLG-230 godet objektivat nga një distancë prej 70 kilometrash. Ata mbështesin funksionin e drejtimit me laser, kështu që mund të punojnë në kombinim me dronët Bayraktar.
Gjithashtu, ato mund të lëshohen nga sistemi i armëve të artilerisë Roketsan MCL. Nuk dihet numri i saktë i tyre dhe nuk dihet se në cilat objekte përdoren në Forcat e Armatosura.
Dy sisteme franceze iu shtuan artilerisë të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ata, sikurse MARS-i gjerman, janë një modernizim evropian i M270 MLRS amerikan. Nuk ka dallime domethënëse mes tyre dhe të dyja njihen për saktësinë e tyre “kirurgjikale”.
Tanket
Ushtria ukrainase do të furnizohet gjithashtu me tanke nga partnerët perëndimorë. Aktualisht, kompania çeke Excalibur Army, është duke restauruar dhe modernizuar rreth 90 tanke T-72, të cilat janë prodhuar në Poloni dhe ish-Çekosllovaki.
“Është një përditësim shumë serioz. Ata po instalojnë një pamje termike me një nga matricat më të mira në botë. Nëse me pamjen sovjetike natën tanket mund të zbulonin armikun në një distancë prej 500-600 metrash, atëherë me ndihmën e një pamje termike është e mundur të dallosh armikun në një distancë prej 2,5-3 kilometra, dhe nga një distancë prej 1,5 kilometrash – të godasësh objektivin. Me fjalë të tjera, tanket mund ta shohin armikun njësoj gjatë natës si gjatë ditës”, tregon nënkoloneli Mykola Salamaha, specialist i mjeteve të blinduara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania