LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet vozitësi i deputetes Aida Dërguti

Arrestohet vozitësi i deputetes Aida Dërguti

R.Deliu rreth 40 vjeçar nga fshati Kçiq i komunës së Mitrovicës, njëherësh vozitës i deputetes në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, është arrestuar mbrëmë nga policia në Mitrovicë dhe është dërguar menjëherë në paraburgim.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke mohuar se i dyshuari është arrestuar në hapësirat e shkollës ‘Ismail Qemali’, ku përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur mbrëmë një tubim me qytetarë.

Sipas tij, R.D. është arrestuar në rrugën ‘Ahmet Selaci’ në Mitrovicë, pasi të njëjtit i është prezantuar urdhëresa për arrestim nga data 9 shkurt 2016 të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.


Ai nuk ka dhënë detaje shtesë rreth arrestimit të të dyshuarit.

Në anën tjetër, Faruk Mujka, kryetar i Lëvizjes VV në Mitrovicë, i ka thënë KosovaPress-it se i dyshuari është aktivist i Vetëvendosjes dhe njëherësh vozitës i deputetes, Aida Dërguti.

“Po, mbrëmë është arrestuar nga policia edhe një aktivist i yni gjatë një tubimi që kemi pasur me qytetarët e Lagjes ‘Bair’ në sh kollën fillore Ismail Qemali. Ai është arrestuar brenda hapësirave të kësaj shkolle në prezencën e disa qytetarëve dhe të drejtorit të shkollës”, ka thënë Mujka.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se R. Deliu dyshohet të ketë marrë pjesë në dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Lajme
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

Siguri
Kalo në kategori