LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi i dyshuar për vjedhjen e tri veturave

Arrestohet personi i dyshuar për vjedhjen e tri veturave
Foto: Arkiv

Një 34 vjeçar me inicialet V.L, është arrestuar pasi dyshohet se gjatë muajit dhjetor ka vjedhur tri veturave në Pejë dhe Klinë.

Sipas policisë në Pejë, më 18 dhjetor, është raportuar për një veturë të vjedhur e tipit Shkoda – Fabia, e cila ishte e parkuar në rrugën “Mbreteresha Teutë”, në Pejë dhe në pronësi të një biznesi. Ndërsa, dje në orët e hershme te mëngjesit e njëjta veturë është ndaluar nga patrulla policore e Stacionit Policor Malishevë dhe pas verifikimeve të nevojshme ka rezultuar si veturë e vjedhur një nate më herët në Pejë.

“V.L. i lindur me 02.07.1986 i dyshimtë për vjedhjen e veturës është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa vetura i është kthyer pronarit. Ky person ka qenë i dyshimtë edhe për 2 vjedhje të tjera të veturave më datën 09.12.2020 me ç’rast kishte vjedhur një veturë në Pejë, VË-CADY e cila ishte hasur nga Policia në Fushë Kosovë dhe në të njëjtën formë i ishte kthyer pronarit. E po ashtu edhe më 15.12.2020 në Klinë ku vetura e vjedhur ishte hasur nga patrullat Policore të Gjakovës dhe i është kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Rasti është proceduar me kallëzim penal në Prokruroin Themelore në Pejë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori