LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet për dallavere me shit-blerje të pronës së komunës

Arrestohet për dallavere me shit-blerje të pronës së komunës
Foto: Ilustrim

Është shoqëruar në stacionin policor një person në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente, ku ka tentuar që pronën prej 16 ari të komunës ta bartë tek një i dyshuar shtetas i Serbisë.

Policia njofton se ka kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë sekuestruar disa dokumente.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. /Telegrafi/