LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me urdhërarrest shtetëror

Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me urdhërarrest shtetëror
Foto: Ilustrim

MPB njofton se dje kanë arrestuar një person nga Shkupi, për të cilin kishte udhërarrest shtetëror për vuajtjen e dënimit me burg.

“Dje (21.03.2022) në ora 9:35 në rrugën “Boris Trajkovski” në Shkup, policia nga SPB-Shkup ka arrestuar SH.K. (44) nga fshati Cvetovo në Shkup.

Ai kërkohej me udhërarrest shtetëror për shlyerjen e dënimit me burg”, njoftojnë nga MPB.


Personi, shtojnë nga atje, do të dërgohet për shlyerjen e dënimit me burg./Telegrafi/