LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Gjilan, ai kishte publikuar fotografi me armë

Arrestohet një person në Gjilan, ai kishte publikuar fotografi me armë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti ka postuar foto me armë në rrjete sociale.

Në njoftimin e bërë për media nga PK thuhet se gjatë intervistimit i njëjti ka deklaruar se arma ishte e një qytetari nga Serbia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.


Raste të tilla të arrestimit janë mjaft të shpeshta./Telegrafi/