LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në Prishtinë

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Sot në lagjen Arbëria në Prishtinë, policia ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Sipas një njoftimi për media thuhet se zyrtarët nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas një pune të gjatë hetimore, sot rreth orës 01:00, kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e personit te dyshuar, ndaj të cilit po ashtu janë 22 urdhëresa aktive për vepra të natyrës së njëjtë.

“Edhe pse personi i dyshuar, gjatë operacionit policor, vazhdimisht ka bërë përpjekje për të ikur nga policia, duke sulmuar zyrtarët policor si dhe në ikje e sipër duke shkaktuar aksident trafiku me lëndime, policia ka arritur që të njëjtin ta arrestoj. Tretman mjekësor pas gjithë ngjarjes u është ofruar 4 personave, qytetarit të lënduar në aksidentin e shkaktuar nga i dyshuari, dy zyrtarëve policor si dhe personit të dyshuar. Personi i dyshuar, F. H, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.


Përveç rasteve të iniciuara sot, sulm ndaj personit zyrtar dhe aksident trafiku me lëndime, ndaj të dyshuarit është zgjeruar hetimi edhe për raste të tjera, për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti mund të jetë i implikuar.

Strukturat Policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës në kuadër të veprimtarisë për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetete kriminale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori