LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person, akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trumpin dhe kandidatin për zëvendëspresident

Arrestohet një person, akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trumpin dhe kandidatin për zëvendëspresident

Një burrë është akuzuar për kërcënime të dyshuara në rrjetet sociale kundër Donald Trump dhe kandidatit të tij, JD Vance.

Michael Wiseman u arrestua dje nën akuzën e kërcënimeve me shkrim për të vrarë, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë së Jupiterit SHBA, shkruan skynews.

“Pas hetimit të raporteve dhe llogarisë së të dyshuarit në Facebook, detektivët e JPD zbuluan se Wiseman kishte bërë kërcënime të shumta kundër Trump dhe Vance, të cilët në fillim të kësaj jave u bënë përkatësisht kandidatët republikanë për president dhe zëvendëspresident”, thuhet në deklaratën e policisë.


“Kërcënime u bënë edhe në lidhje me lëndime trupore ndaj anëtarëve të familjeve Trump dhe Vance”, shton ajo.

Ndryshe, arrestimi vjen më pak se një javë pas atentatit ndaj Trumpit.

Ish-presidenti, i cili shpreson të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA, konfirmoi se u godit nga një plumb në veshin e djathtë.

I vdekur mbeti një mbështetës nga audienca, Corey Comeperatore, dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Për vdekje u qëllua edhe autori i armatosur, 20 vjeçari Thomas Crooks. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Kalo në kategori