LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 25 vjeçar në Ferizaj, shkaktoi aksident nën ndikim të alkoolit

Arrestohet një 25 vjeçar në Ferizaj, shkaktoi aksident nën ndikim të alkoolit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:57 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Rexhep Bislimi ’’ te semaforët ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes , ku në këtë aksident ishin të përfshira tri automjete civile të udhëtarëve me targa vendore.

Deri te aksidenti ka ardhur kur njëri automjet i cili po qarkullonte nga rruga “Rexhep Bislimi” Ferizaj në drejtim të Gjilanit , me të arritur tek semaforët, shkakton aksident zinxhiror në dy automjete tjera , të cilët ishin të ndaluara në pritje në shenjën e semaforit”, thuhet në njoftim.


Më këtë rast , përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të tri automjetet , lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj shkaktarin e aksidentit me inicialet Sh.Q (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili po drejtonte automjetin e tij edhe nën ndikimin e alkoolit , ku pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar 2.49 promila.

I njëjti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori