LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet mësuesja për “propagandë pro-IS”

Arrestohet mësuesja për “propagandë pro-IS”

Policia e Shqipërisë tha se ka arrestuar një mësuese, e cila dyshohet se ka bërë deklarata mbështetëse për grupin militant Shtetit Islamik (IS), raporton agjencia AP.

Sipas burimit të njëjtë, mësuesja, emri i së cilës nuk është bërë publik, po merret në pyetje në zyrat kundër terrorizmit në Tiranë.

Po sipas AP-së, stacioni privat televiziv TVKlan ka transmetuar mbrëmjen e kaluar pamje të mësueses, duke u thënë nxënësve në një shkollë myslimane në Shkodër se IS-i “ka njerëz të mirë, porse shteti do që t’i luftojë ata”.


Ajo e ka përshkruar IS-in si “organizatë myslimane që mbron popullsinë myslimane të Sirisë, apo atë të Palestinës, apo atë të Egjiptit”.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili mbikëqyr shkollën në Shkodër, ka reaguar menjëherë, duke thënë se “ajo çfarë ka thënë mësuesja, nuk përfaqëson linjën zyrtare të medresesë”, transmeton AP. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori