LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 45-vjeçari që u arratis nga stacioni i policisë në Shtime

Arrestohet 45-vjeçari që u arratis nga stacioni i policisë në Shtime
Foto: Arkiv

Një 45-vjeçar është arrestuar pasi ishte arratisur nga stacioni i policisë në Shtime.

Me datën 04.05.2023 rreth orës 22:50 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion se në rrugën “Arben Hyseni” në Shtime ishte një rast i kanosjes.

Policët e rendit e më pas edhe policët hetues nga stacioni i Shtimes i kishin marrë masat e nevojshme dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje me armë: A.A( M/K) i moshës 61 vjeçar dhe B.A (M/K) i moshës 41, të cilët shkak i një mosmarrëveshje kishin kanosur personin J.V (M/K) i moshës 45 vjeçar. Ndërsa nga vendi i ngjarjes kanë konfiskuar një armë zjarri automatike AK-47 dhe një armë tjetër të zjarrit ( pistoletë) dhe sasi të municionit.


Të dyshuarit, po atë natë ishin shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i dyshuari A.A pasi është intervistuar nga policët hetues është dërguar në mbatje pë 48 orë, ndërsa i dyshuari B.A, derisa ishte duke pritur të intervistohet, arratiset nga stacioni i policisë duke kërcyer nga dritarja.

Policët hetues të stacionit në Shtime,  pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren në kërkim të të dyshuarit, kanë arritur që sot, rreth orës 13:40 të arrestojnë të dyshuarin e arratisur B.A dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtjeme hetimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori