LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 21 vjeçari i cili vodhi para në një barnatore në Prishtinë

Arrestohet 21 vjeçari i cili vodhi para në një barnatore në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Të premten mbrëma rreth orës 08:00 një person i armatosur ka vjedhur para në një barnatore në lagjen e Spitalit, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksioni i shpejt i policisë ka arritur që ta arrestoj 21 vjeçarin me inicialet R.H, vetëm pak kohë pas raportimit të rastit.


Një person vjedh para në një barnatore në Prishtinë
Lexo po ashtu Një person vjedh para në një barnatore në Prishtinë

“Mbrëmë rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur, në një barnatore në lagjen e Spitalit në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arritë të identifikiojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës, ka arrit të merr një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak kohë pas raporimit të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tha se aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar R.H. 21 vjeç me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori