LAJMI I FUNDIT:

Arrestime e pezullime të policëve për korrupsion

Arrestime e pezullime të policëve për korrupsion

Për pesë punonjës policie dhe një shtetas, të akuzuar për korrupsion, Ministria e Brendshme njofton se SHCBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata ka dhënë masa sigurie për policët e ndaluar, ku njëri u la në “arrest me burg”, një police 25 vjeçe u la në “arrest shtëpie”, ndërsa u mor masa e pezullimit nga puna për 3 punonjës të tjerë.

Njoftim


SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 5 punonjës policie dhe 1 shtetas, për korrupsion

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, në ngarkim të punonjësve të policisë së Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbulluar prova paraprake, mbi bazën e të cilave Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit në ngarkim të shtetasve:

– “Arrest me burg” për punonjësin e policisë F.XH., 58 vjeç, nga Tirana;

– Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile (fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest shtëpiak” për punonjësen e policisë A.M., 25 vjeçe, nga Tirana;

– “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë B.A., 48 vjeç, nga Tirana;

– “Pezullim i ushtrimit të detyrës”, për punonjësin e policisë E.K,. 28 vjeç, nga Tirana;

– “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për punonjësin e policisë F.D., 38 vjeç, nga Tirana;

– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.L., 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

SHÇBA nxit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori