Ukraina konfirmoi të mërkurën se kishte përdorur armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për të sulmuar urat ruse mbi lumin Seym në Kursk.
Të hënën, një hetues ushtarak rus tha se Ukraina kishte shkatërruar plotësisht një nga tre urat në Seym, duke dëmtuar dy të tjerat.
Por SHBA nuk ka komentuar zyrtarisht nëse janë përdorur armët e saj.
Megjithatë, një zëdhënës i Kremlinit akuzoi më parë Kievin për përdorimin e armëve të ndërtuara në Perëndim në inkursionin e tij të fundit në rajonin e Kurskut, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
“Për herë të parë, rajoni i Kursk u godit nga raketahedhës të prodhimit perëndimor, ndoshta amerikanë HIMARS [Sistemi i raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë]”, tha Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, më 16 gusht në Telegram.
Kujtojmë se sulmi i vazhdueshëm i Ukrainës në Kursk filloi më 6 gusht.
Por cilat armë po përdor Ukraina në inkursionin e saj në Rusi?
Ukraina konfirmoi të mërkurën se kishte përdorur HIMARS (Sistemi i raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë) të furnizuar nga SHBA gjatë sulmeve të saj mbi urat në Rusi.
Mediat në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Sky News dhe BBC, publikuan spekulime më 15 gusht se Ukraina kishte përdorur tanke britanike Challenger 2 në territorin rus.
Ministria e Mbrojtjes në Londër nuk pranoi të komentojë se cilat armë specifike po përdor Ukraina, raportuan të dyja mediat.
⚡️🇺🇦M142 HIMARS strikes with GMLRS missiles and ATACMS cluster missiles on 🇷🇺Russian pontoon crossings in the Kursk region pic.twitter.com/8iCv1bsVYS
— 🪖MilitaryNewsUA🇺🇦 (@front_ukrainian) August 21, 2024
Besohet gjithashtu se armët e furnizuara nga gjermanët janë përdorur në inkursionin e Kursk, shkruan më tej Al Jazeera.
Gjermania është një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në Ukrainë – e dyta vetëm pas SHBA-së.
Ajo furnizon Kievin me automjete luftarake të këmbësorisë Marder, tanke luftarake Leopard, sisteme të mbrojtjes ajrore, drone dhe sisteme lëshimi raketash.
Cilat vende të NATO-s e kanë lejuar Ukrainën të përdorë armët e tyre brenda Rusisë?
Më 31 maj, presidenti i SHBA-së, Joe Biden “lehtësoi” ndalimin e përdorimit të armëve amerikane në Ukrainë brenda territorit rus, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken në një konferencë shtypi gjatë një takimi jozyrtar të NATO-s në Pragë.
Kjo shënoi një ndryshim në politikën e Biden, i cili më parë kishte refuzuar të lejonte përdorimin e armëve të furnizuara nga SHBA nga Ukraina në Rusi.
Ndërkohë Alex Gatopoulos, redaktori rreth çështjeve të mbrojtjes i Al Jazeera, raportoi të mërkurën nga Kievi se 13 vende të NATO-s i kanë dhënë tani leje Ukrainës që të përdorë armë perëndimore si tanke, sisteme artilerie dhe mjete luftarake të këmbësorisë brenda Rusisë.
Këto vende përfshijnë: Francën, Britaninë e Madhe, Poloninë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë, Holandën, Suedinë, Republikën Çeke, Finlandën, Danimarkën, Norvegjinë dhe Kanadanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk