LAJMI I FUNDIT:

Armenët me çokollatën për Guinness

Armenët me çokollatën për Guinness

Kur është fjala për prodhuesit më të mëdhenj të çokollatës, natyrisht, asociacioni i parë janë Belgjika dhe Zvicra. E Çfarë mendoni për Armeninë? Ky shtet i vogël në sandviç ndërmjet Turqisë, Azerbajxhanit, Iranit dhe Gjeorgjisë ka prodhuar tabelën më të madhe prej çokollate.

Firma e madhe e ëmbëlsirave Erevan, në kryeqytetin e republikës së dikurshme sovjetike, krijuan çokollatën e rënë me peshën e pabesueshme prej 4.410 kilogramë.

Përfaqësuesja e librit të rekordeve Guinness, Elizabeth Smith, ia dorëzoi pronares së fabrikës certifikatën zyrtare gjatë një ceremonie të dielën.

Ajo shprehu kënaqësinë që ka qenë dëshmitare e një ngjarje kaq të pazakontë, heqjen e vellos së çokollatës gjigante.


Pronarja e fabrikës Zonja Vardanyan tha se çokollata është krijuar për nderë të dhjetëvjetorit të fabrikës.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur më 2007. Armenët çokollatën e tyre do ta shpërndajnë muajin e ardhshëm. /Telegrafi/