LAJMI I FUNDIT:

Armë dhe marihuanë në veturë, arrestohet 39 vjeçari në Ferizaj

Armë dhe marihuanë në veturë, arrestohet 39 vjeçari në Ferizaj

Një 39 vjeçar është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit iu është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek, ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave (rizlla).

Sipas Policisë Rajonale e Ferizajt, pas një pune hetimore dhe operative në terren, mbrëmë në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës BMW me targa shqiptare.

“Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek njëri person me inicialet K.E ( M/K) i moshës 39 vjeçar, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek, ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave (rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


Policia thekson se rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve , substancave psikotrope ose analoge dhe mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori