LAJMI I FUNDIT:

Arkivoli i vrasësit të Kennedyt në ankand

Arkivoli i vrasësit të Kennedyt në ankand

Në ankand në Los Angeles të enjten doli në shtije arkivoli i vrasësit të presidentit amerikan John Kennedy, Lee Harvey Oswald. Çmimi fillestar i arkivolit origjinal në të cilin Oswald ishte varrosur më 1963 është 1000 dollarë.

Oswald kishte qëndruar i varrosur në arkivolin prej drurit të pishës për 18 vjet dhe më pas ishte ekshumuar. Përveç arkivolit në ankand dolën edhe kartolinat e Krishtlindjeve që ai i kishte shkruar, certifikata e parë nga libri i të vdekurve, të dhënat për ceremoninë e varrimit dhe tavolina e balsamimit si dhe të gjitha përgatitjet tjera nga shërbimi i funeraleve Fort Worth, shkruan BBC.

Një shitës tjetër shet copat e lëkurës së karrigeve të automobilit në të cilin voziteshin presidenti J.F.Kennedy dhe zonja e parë Jacqueline Kennedy në Dallas, në ditën e kobshme të 22 nëntorit 1963.

Allen Baumgardner (68 vjeç) i cili asistoi në balsamimin e Oswaldit më 1981 tha se ka ardhur koha që këto gjëra të shiten. Për këto sende janë të interesuar shumë koleksionistë dhe muze. Shtëpia e ankandeve nga Kalifornia pranon ofertat deri më 16 dhjetor. /Telegrafi/