Ganezët e kanë traditë të krijojnë arkivole në forma bizare, kështu që në Ganë mund të blihen arkivole në formë të peshkut, aeroplanit, shishes së birrës, cigares e të tjera.
Në shtetin afrikan varrimet përcillen me ceremoni të shumta të cilat organizohen për nderë të anëtarit të ndjerë të familjes për ta përcjellë në banesën e fundit me stil.
Punëtoria e zdrukthëtarisë dhe artit Kane Kwei në rajonin Teshie punon arkivole në të gjitha format e mundshme të cilat mund të jenë edhe simbol i profesionit të personit të vdekur.
Eric Adjetey Anang është piktor dhe drejton punëtorinë Kane Kwei të cilën e kishte themeluar gjyshi i tij. Tradita kishte filluar që kur kishte qenë gjyshi i tij gjallë. Sot kjo punëtori punon mirë dhe ka tetë shegertë. Kur të përfundojnë praktikën, ata do të hapin punëtoritë e tyre. Në rajonin Teshie ekzistojnë tri punëtori të tilla.
“Familja e të ndjerit vendosë për formën e arkivolit. Shpesh i punoj në formë peshku. Kur njerëzit vijnë në punëtori, megjithatë unë përpiqem tua mbushë mendjen që të vendosin për ndonjë formë të re dhe origjinale, sepse më pëlqejnë sfidat. Një herë kam bindur një familje që për anëtarin e vdekur të familjes së tyre i cili ishte muzikant arkivoli më i mirë do të ishte në formë ksilofoni. Këtë e kam bërë pasi forma e kitarës dhe pianos janë shumë klasike. Një njeri tjetër më ka lutur t’ia punoj arkivolin ën formë të Hummerit”, tha Anang.
Punimet e tij janë të ekspozuara në disa muze, si në atë të Parisit Quai Branly. Momentalisht ai është në bisedime me disa dizajnues për ta zgjeruar biznesin e tij.
Arkivolet e punuara në Kane Kwei kushtojnë ndërmjet 327 deri në 534 euro, dhe janë deri në katërfish më të shtrenjtë se arkivolet tradicionalë, por kjo është shumë e papërfillshme e parave në raport me paratë që shpenzohen për një ceremoni varrimi ose kortezh në Ganë, shkruan “France24”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një orë, në të cilën diçka është ‘vendosur’ gabim
Një histori me një fund të lumtur: Një vajzë lëshoi kuajt e saj para uraganit Milton, thuhet se mbijetuan të gjithë
Vetëm njerëzit me shikim të mprehtë mund ta dallojnë yllin me katër cepa në mesin e shumë të tjerëve
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp