LAJMI I FUNDIT:

Ariu drejton makinën dhe përplaset

Ariu drejton makinën dhe përplaset

Një ari nga Kolorado ka hipur mbi një veturë të zbrazët për pikë të qejfit dhe atë vetëm për t’u përplasur në Larkspur, pranë Denverit.

Ariu arriti të hapte derën jo të kyçur të veturës Toyota Corolla, përderisa familja Story që kishte në pronësi automjetin ishte duke fjetur në shtëpi. Mendohet se një copë bukë e lyer me gjalpë lajthie ka tërhequr ariun.

Një zëdhënës i Divizionit të Botës së Egër në Kolorado ka thënë se është e natyrshme që arinjtë të hyjnë nëpër automjete, apo edhe nëpër shtëpi në kërkim të ushqimit.

“Kjo ndodh shpesh, ata janë të mençur”, theksoi zëdhënësi.


Ariu kishte ngecur brenda në veturë, ndërsa është dashur të lirohet nga autoritetet lokale, të cilët kishin shfrytëzuar një litar për ta hapur derën nga largësia. /Telegrafi/