LAJMI I FUNDIT:

Ari aseti më i sigurt

Ari aseti më i sigurt

Ari po konsiderohet aseti më i sigurt për vitin, ndërkohë që çmimet e naftës vazhdojnë rënien. Çmimet e arit janë rritur me 6% këtë vit në rreth 1,127 dollarë për onz. Kjo e bën metalin e çmuar të ketë performancën më të mirë ndër lëndët e para, dhe një nga asetet e vetme që paraqet një rritje përgjatë vitit.

Nga ana tjetër, tregjet e aksioneve kanë patur një performancë negative me nisjen e vitit. Dow Jones ka rënë me më shumë se 1 mijë pikë këtë vit, ndërsa Nasdaq ka humbur 8% të vlerës.

Këto lëvizje të kundërta tregojnë se metali i çmuar ka tendencë për rritje në periudha të paqartësive. Ari shihet si një rezervë e besueshme e vlerës për investitorët, ndërkohë që këto shqetësohen për ekonominë globale.


Kreu i investimeve në Këshillin Botëror të Arit, thotë se ndërsa tregjet e aksioneve nëpër botë bien në mënyrë dramatike, nevoja e mbrojtjes së kapitalit mbështetet te metali i çmuar. Fondet e Listuara në Bursë të metalit janë rritur gjithashtu.

Rritja e arit vjen në një kohë që lëndët e para po dobësohen si pasojë e tepricave dhe ngadalësimit në Kinë. Nafta ka rënë me thuajse 18% që prej fillimit të vitit dhe metale të tjera si bakri dhe platini kanë ndjekur humbjet.

Sipas ekspertëve, ari është fituesi i lojës për shkak se ka përdorimin më të paktë industrial në krahasim me lëndët e tjera të para, e si rrjedhojë ndikohet më pak nga ngadalësimi global. Parashikimet qëndrojnë në 1,250 dollarë për onz mbi metalin e çmuar përgjatë vitit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori