LAJMI I FUNDIT:

Arben Zharku anëtar jurie në Cottbus Film Festival në Gjermani

Arben Zharku anëtar jurie në Cottbus Film Festival në Gjermani

Drejtori i Festivalit “Skena Up”, Arben Zharku, është ftuar të jetë anëtar jurie në “Cottbus Film Festival”, në Gjermani.

Zharku është ftuar që të jetë njëri nga anëtarët e jurisë në edicionin e 20-të të festivalit të filmit në Cottbus të Gjermanisë, festival i cili ka filluar të mbahet menjëherë pas ribashkimit të Gjermanisë dhe konsiderohet si festivali më i madh i kinemasë të Evropës lindorë në mbarë botën.

Sipas revistës kryesore të industrisë se filmit Variety, ky festival radhitet si një ndër 50 festivalet më të mira në botë, ndërsa ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë (2008) Frank-Walter Steinmeier e ka radhitur të dytin në gjermani pas Berlinales.

Kosova sivjet prezantohet edhe me dy filma në këtë festival, “Tonight Is Cancelled (Sonte është anuluar)”, një prodhim Irlandezo-Kosovar i regjisorit Brendan Grant ku luajnë Bubulina Lajci, Edi Agagjyshi, Mark Ohalloran e Astrit Kabashi, dhe projektin “Unë jam e kuqja”, një film i metrazhit të shkurtër me regji të Gazmend Neles.


Në këtë festival më herët ka qenë e pjesëmarrëse edhe aktorja Arta Dobroshi./Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Kulture
Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

Kulture
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Kulture
Prizreni ruan monedhat ilire

Prizreni ruan monedhat ilire

Kultura
DUKE FOLUR ME IDIOTË

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Poezi
Legjenda e El Dorados

Legjenda e El Dorados

Kulture
Kalo në kategori