LAJMI I FUNDIT:

Apple Watch paraqitet në treg në shkurt ose mars të 2015

Apple Watch paraqitet në treg në shkurt ose mars të 2015

Kur ora e mençur e Apple, Watch ishte prezantuar muajin e kaluar, Apple kishte thënë se pajisja do të lansohet në fillim të vitit 2015, pa dhënë asnjë datë të saktë të debutimit të orës së saj në treg.

Mirëpo, tani me sa duket ne kemi disa detaje të reja të datës së lansimit të orës së re të Apple, Watch, pasi që sipas një raporti të ri thuhet se ora e parë e Apple do të fillojë të prodhohet nga muaji janar i vitit të ardhshëm.

Kjo do të thotë se ora e mençur e Apple do të lansohet në tremujorin e parë të vitit 2015, dhe se shitja e saj do të mund të fillojë gjatë muajit shkurt ose mars.

Sipas raportit, Apple është duke e përdorur vetëm një furnitor për prodhimin e orës së saj, dhe siç dihet, Quanta do të jetë prodhuesi i vetëm i Apple Watch.


Apple dhe Quanta sigurisht se e kanë nënshkruar një marrëveshje e cila ia ndalon kësaj të fundit të krijojë modele tjera të orëve për rivalët e Apple, dhe Quanta thuhet se tashmë e ka në plan të punësojë rreth 40 mijë njerëz për projektin e saj me Apple. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Teknologji
TikTok shkurton qindra vende pune në zhvendosje të fokusit drejt monitorimit të përmbajtjes me AI

TikTok shkurton qindra vende pune në zhvendosje të fokusit drejt monitorimit të përmbajtjes me AI

Teknologji
Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Teknologji
KosICT 2024, ngjarja kryesore e teknologjisë në Kosovë kthehet për edicionin e saj të 13-të

KosICT 2024, ngjarja kryesore e teknologjisë në Kosovë kthehet për edicionin e saj të 13-të

Teknologji
Avatar është filmi më i shkarkuar ilegalisht

Avatar është filmi më i shkarkuar ilegalisht

Një nga robotët më të avancuar në botë, tani ka një

Një nga robotët më të avancuar në botë, tani ka një "shoqe" - publikohet biseda mes dy robotëve

Teknologji
Kalo në kategori