LAJMI I FUNDIT:

Apliko online për patentë shoferë

Apliko online për patentë shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se ka përgatitur dhe funksionalizuar aplikacionin online për aplikim për pajisje me patentë shoferë të Republikës së Kosovës. Përmes këtij aplikacioni, qytetarët mund të aplikojnë online për pajisje me patentë shoferë për këto lloje të aplikimit:

Patentë shoferë i humbur, ndërrim i patentë shoferit të UNMIK-ut, patentë shoferë i dëmtuar dhe vazhdim afati i vlefshmërisë së patentë shoferit të RKS-së.

Linku për qasje të aplikacionit është si në vijim: http://patentshoferonline.rks-gov.net


Sipas MPB-së dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për llojet e lartpërmendura të aplikimit është si në vijim:

Për ndërrimin e patentë shoferit të UNMIK-ut me patentë shoferë të Republikës së Kosovës
Bazë juridike është Udhëzimi Administrativ nr. 12/2012-MPB për procedurën e aplikimit dhe lëshimit të patentë shoferëve.

Kërkohen këto dokumente:
Kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut, prezantimi i letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie. (Ngarkon në sistem ose prezanton në momentin e tërheqjes së patentë shoferit pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente). Aplikanti duhet të posedojë certifikatën shëndetësore për patentë shoferë për kategoritë profesionale ( A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E. D. DE).
Ndërsa, për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B, BE), raporti policor i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj. (Ky dokument kërkohet krahas dokumenteve tjera të lartpërmendura në rast se pala ka humbur patentë-shoferin e UNMIK-ut ). (Ngarkon në sistem ose prezanton në momentin e tërheqjes së patentë shoferit pranë QPD-së ) dhe fletëpagesa prej 15 Euro.

Për pajisje me patentë shoferë të Republikës së Kosovës pas humbjes ose dëmtimit.

Në këto raste kërkohen këto dokumente:

Raporti policor për humbjen e patentë shoferit i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj. (Ngarkon në sistem ose prezanton në momentin e tërheqjes së patentë shoferit pranë QPD-së)

Prezanton kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie. (Ngarkon në sistem ose prezanton në momentin e tërheqjes së patentë shoferit pranë QPD-së ). Prezanton patentë shoferin në rast dëmtimi. (Ngarkon në sistem kopjen e PSH së dëmtuar ose prezanton në momentin e tërheqjes së patentë shoferit pranë QPD-së ) dhe fletëpagesa prej 15 euro.

Për vazhdimin e patentë shoferit të Republikës së Kosovës.

Në këto raste kërkohen këto dokumente:

Prezanton patentë shoferin dhe letërnjoftimin e Republikës së Kosovës. (Ngarkon në sistem ose prezanton në momentin e tërheqjes së patentë shoferit pranë QPD-së )

Aplikanti duhet të posedojë certifikatën shëndetësore të vlefshme për patentë shoferë për kategoritë profesionale. ( A1. A. C1. C. CE. D1. D. DE), si dhe për të gjithë kandidatët më të vjetër se 65 vite edhe për kategorinë B, BE, raporti policor i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj. (Ky dokument kërkohet në rast se pala ka të humbur patentë shoferin e RKS-ut me afat të skaduar). (Ngarkon në sistem ose prezanton në momentin e tërheqjes së patentë shoferit pranë QPD-së) dhe fletëpagesa prej 15 euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori