LAJMI I FUNDIT:

“Apex”, biznes me shantazhe e kërcënime

“Apex”, biznes me shantazhe e kërcënime

Dy pronarët e “Apex” (Play4Win) dhe nëntë bashkëpunëtorët e tyre, të hënën, do të ulen në bankat e të akuzuarve. Ata dyshohen për krim të organizuar, të zhvilluar në kuadër të një grupi kriminal që synonte që përmes kërcënimeve e shantazheve, të eliminonin të gjithë konkurrentët e tyre

Duke përdorur shantazhe e kërcënime nga më të ndryshmet, vëllezërit Arben dhe Astrit Krasniqi për vite të tëra e kanë mbajtur si biznes në Kosovë kompaninë e kazinosë “Apex”. Këtë biznes e kanë mbajtur duke përdorur mënyra të ndryshme për t’i eliminuar konkurrentët e tyre. Nuk i kanë kursyer as rrahjet, as thyerjet e lokaleve e as përdorimin e njerëzve me ndikim, vetëm e vetëm të jenë “bosët” e vetëm të “Apex”-it në Kosovë. Por veprimtaria e tyre është ndërprerë më 23 tetor të vitit 2013 kur dy vëllezërit së bashku me Arben Nezirin ishin arrestuar, ndërsa ishin bastisur bizneset dhe lokacionet e tyre të banimit.

Tashmë kur kanë kaluar dy vjet që nga aksioni policor që ishte zhvilluar me kërkesë të prokurorit të misionit EULEX, vëllezërit Krasniqi dhe nëntë të dyshuar të tjerë, të hënën pritet të ulen në bankën e të akuzuarve. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori