Antidroga në Pejë dhe Prishtinë sekuestroi kokainë, një armë dhe mbi 10 mijë euro – tre të arrestuar

Policia e Kosovës sot rreth orës 10:50, ka realizuar një kontroll në një shtëpi banimi në Pejë, në të cilën dyshohej se jetonte personi i dyshuar (B.L.).
Gjatë realizimit të operacioni të kontrollit nga antidroga e Policisë në shtëpinë e të dyshuarit të lartcekur, në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike në formë pluhuri ngjyrë të bardhë e dyshuar për Kokainë, e mbështjellë në 163 qese të vogla të tejdukshme, të cilat pasi janë peshuar ka rezultuar se pesha e tyre është rreth 55.1 gram.
Policia njofton se qeset ishin të gatshme për shitje, dhe ishin të fshehura në dy shishe plastike njëra me mbishkrimin “Cink” dhe tjetra “Orbit White”.
Janë sekuestruar 10,670 euro, dy telefona mobil Iphone; njëri Iphone 13 Pro Max dhe tjetri Iphone 8.
Gjithashtu, janë bastisur edhe dy shtëpi tjera banimi që i dyshuari ka shfrytëzuar kohë pas kohe për veprimtarinë e shitjes dhe fshehjes së substancave narkotikeve.
Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorisë për krime të rënda në Pejë, i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme.
Në një tjetër rast, sot rreth orës 14:00, është realizuar një operacion të suksesshëm në Prishtinë të koduar me emrin “Porosia”, ku janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar duke kryer shitblerjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike, si kokainë.
Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni në shtëpinë e të dyshuarit në Stanovc të Vushtrisë është kryer një bastisje/kontroll dhe si prova materiale janë gjetur rreth 200 gram substancë e dyshuar narkotike-kokainë, një pushkë e gjatë dhe dy dokumente të një shteti të huaj me identitet të të dyshuarit.
Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprave kriminale, përderisa luftë e pa kompromis po zhvillon dhe do të zhvilloj ndaj abuzuesve dhe kontarbanduesve me substanca narkotike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë