LAJMI I FUNDIT:

Anti-talentet detyrohen të shkojnë në shkollë për këndim

Anti-talentet detyrohen të shkojnë në shkollë për këndim

Ezani i disa muzeinëve të Stambollit nuk është aq i përshtatshëm për vesh, ndërsa pas ankesave të shumta u detyruan të mësojnë disa orë këndim.

Kënga e muzeinit duhet të jetë melodi e bukur dhe fillim shpirtëror i ditës, por ezani i sabahut i disa muzeinëve dhe imamëve ka detyruar popullsinë lokale të kritikojnë talentin e tyre për të kënduar.

Pas shumë ankesave ata janë detyruar të organizojnë një garë speciale për muzeinët pa talent muzike.

Imami Mehmet Tas, njëri prej nxënësve, thotë se tash është përmirësuar. “Kam më shumë vetëbesim dhe thash të pesë vaktet mund t’i thërras me tonalitetin e duhur”, ka thënë ai. /Telegrafi/