LAJMI I FUNDIT:

Anglezët rekordmenë botërorë për luftën me vezë

Anglezët rekordmenë botërorë për luftën me vezë

Në Swaton të Anglisë javën e kaluar u organizua kampionati botëror në gjuajtjen me vezë, ndërsa në këtë garë morën pjesë ekipe nga Gjermania, Anglia, Holanda dhe SHBA-të. Fitues u shpallën anglezët, ndoshta edhe falë terrenit të tyre si nikoqir.

Goditja me vezë për dikë mund të cilësohet si sjellje jo e hijshme, por javën e kaluar të verdhët dhe të bardhët e vezëve fluturonin për qëllime humanitare. Garuesit anglezë fituan kampionatin botëror në hedhjen e vezëve, duke fituar në katër kategori dhe duke zbardhur fytyrën pas humbjes së turpshme në Afrikën e Jugut në futboll.

Në kampionat morën pjesë 200 garues, ndërsa përdorën aparate nga mesjeta siç janë katapultat.

Vezët fluturonin në shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë, ndërsa shënjestrat njerëzore ishin larg deri në 120 metra, por askush nuk u lëndua falë pajisjeve të mira mbrojtëse.


E tërë gara u përcoll nga kryetari i Federatës Botërore të hedhjes së vezëve Andy Dunlop.
Paratë e grumbulluara nga kjo garë iu dhuruan Kryqit të Kuq dhe organizatave tjera humanitare. /Telegrafi/