LAJMI I FUNDIT:

Angazhon qenin për zbulimin e drogës

Angazhon qenin për zbulimin e drogës

Bizensmenja Amy Halm dhe qeni i saj Dargo u ofrojnë klientëve në East Valley të Arizonës një kontroll të detajuar të shtëpisë, nëse prindërit dyshojnë se fëmijët e tyre konsumojnë drogë.

Qeni kufitar gjerman Drago, është një qen i pensionuar i policisë, i cili një kohë të gjatë ka punuar për njësitin anti-drogë të policisë në Indiana, ndërsa tash jeton me Amyn.

Pronarja e qenit i tha gazetës “New Times” se Drago ka qenë një gjurmues i shkëlqyeshëm, por sasitë e mëdha të drogës që ka zbuluar kanë pasur efekt negativ në të. Shpesh ndodhë që në mes të kërkimit të drogës të egërsohet nëse afër tij kalon shpejtë ndonjë automobil.

I specializuar për gjetjen e kokainës, marihuanës dhe metamfetaminës Drago është i aftë të gjej çdo substancë që tinejxherët kanë dëshirë të mos u zbulohen.


Kur zbulon vendin ku fshihet droga, Drago vetëm tregon se ajo gjendet aty, ndërsa i mbetet prindërve të vendosin se çfarë duhet të bëjnë me substancat e gjetura.

Firma “Desert Drug Dog” nuk është kufizuar vetëm tek tinejxherët por shërbimet e veta i ofron edhe për subjektet afariste dhe shkollat. /Telegrafi/