Degës së AKR-së në Mitrovicë i janë shtuar sot 50 anëtarë të rinj, ku më shumë se gjysma e tyre u tha se kaluan nga partitë e tjera në këtë parti, e cila qeverisë me komunën e Mitrovicë.
Kryetari Agim Bahtiri tha se është shumë i kënaqur që AKR-së po i bashkohen anëtarë të rinj, duke thënë se ky është veç fillimi i prurjeve të reja në AKR.
“Anëtarët e sapo anëtarësuar në AKR shprehën besimin e plotë në partinë tonë, e cila po e qeverisë Mitrovicën për më shumë se dy vite në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata treguan se ka qenë qeverisja e mirë në Mitrovicë, ajo që i ka shtyrë të anëtarësohen dhe tash e tutje aktivitetin e tyre politik ta zhvillojnë në AKR. Disa nga anëtarët e rinj nuk kanë qenë asnjëherë të anëtarësuar në parti politike, por një pjesë e madhe e tyre kaluan nga partitë e tjera politike në AKR”, tha Bahtiri para të pranishmëve, duke treguar edhe për punët që ai si drejtues i qeverisë komunale ka bërë në mandatin e tij.
Intelektuali mitrovicas Mehmet Sadiku me rastin e anëtarësimit në AKR, tha se ndjehet shumë i lumtur që gjendet në mesin e njerëzve të AKR-së. “Prej vitit 99 nuk kam qenë anëtar i asnjë partie por tash kam vendosur të jem t’i bashkohem AKR-së, pasi që kryetari Agim Bahtiri ka instaluar në komunë një qeverisje të drejt dhe e ka eliminuar korrupsionin. Mirëpo, e ka bërë administratën shumë funksionale, si dhe është i vetmi kryetar në Kosovë që ka hapur fabrika. Unë një pjesë të shkollimit tim e kam kryer në Paris dhe prej vitit 1999 kam punuar me KFOR-in francez”, tha Sadiku, duke treguar për shkak të gjitha këtyre punëve të kryetarit Bahtiri ka vendosur të angazhohet dhe të punoj për AKR-në, raporton Veriu.info.
Ndërkaq, anëtari tjetër i sapo anëtarsuar Fetah Peci nga lagja Bair, i cili ka qenë në AAK, tha se nga sot ai me bashkëpunetorë të punës, kanë vendosur të anëtarësohet në AKR, pasi që tregoi për zhgënjimin që e kanë pasur me partitë tjera, duke thënë se me kryetarin Bahtiri janë të kënaqur me punët që i ka bërë deri më tash.
Në anën tjetër, Lavdim Shala, deri sot anëtar i Kryesisë në nëndegën e LDK-së në Bair, tha se e ka parë LDK-ja po shkon vetëm teposhtë, andaj ka vendosur t’i bashkohet AKR-së.
Para të pranshmëve foli edhe antari i ri, Dibran Qela nga fshati Rashan, i cili në zgjedhjet e fundit lokale ishte sekretar i shtabit zgjedhor të PDK-së në këtë fshat. “Kam vendosur ta braktis këtë PDK-në, sepse s’ka bërë asgjë dhe se në anën tjetër jam shumë i kënaqur me punën e kryetarit Bahtiri dhe për këtë ka kaluar në AKR”, tha Qela, i cili është veteran i UÇK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri