LAJMI I FUNDIT:

Anatomia e skuadrave të Euro 2016 – Shqiptarët ndër më të shkurtrit

Anatomia e skuadrave të Euro 2016 – Shqiptarët ndër më të shkurtrit
Austria's Ramazan Oezcan, left, and Ergys Kace of Albania challenge for the ball during an international friendly soccer match between Austria and Albania, in Vienna, Austria, Saturday, March 26, 2016. (AP Photo/Hans Punz)

Faqja zyrtare e UEFA-s ka shfaqur disa statistika interesante të anatomisë së skuadrave të Kampionatit Evropian që mbahet këtë muaj në Francë.

Sipas statistikave, skuadra kombëtare shqiptare është një ndër skuadra me gjatësinë më të shkurtër në kampionat.

Kombëtarja kuqezi qëndron në vendin e tretë nga fundi sa i përket mesatares së gjatësisë – me një mesatare prej 1.82 metra, ndërsa skuadra më e gjatë në evropian është ajo e Suedisë me një mesatare prej 1.86 metra gjatësi.


Edhe sa i përket peshës mesatare të futbollistëve të skuadrave, Shqipëria qëndron në pesë vendet e fundit. Për dallim nga vendi i parq që “peshon më shumë” – Gjermania me 80.30 kilogramë, skuadra e trajnerit, Gianni De Biasit peshon mesatarisht 75.65 kilogramë.

Futbollistët më të shkurtër të këtij kampionati janë: Lorenzo Insigne(1.63) – Itali, Jamie Vardy (1.65) – Irlandë e Veriut dhe Pedro (1.67) – Spanjë.

Ndërsa, lojtarët më të gjatë të këtij Kampionati Evropian janë: Costel Pantilimon (2.03) – Rumani, Fraser Foster (2.01) – Angli dhe Lavro Kalinic (2.01) – Kroaci.

Në anën tjetër, skuadra rivale e Shqipërisë në grupin A, Zvicra, qëndron e para në besimin që i ka dhënë të rinjve. Ajo është skuadra me më së shumti adoleshentë në Euro 2016, me gjithsej 3 futbollistë adoleshentë.

Sipas UEFA-s, skuadra më e re është Anglia, ndërsa më e vjetra është Republika e Irlandës.

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori