LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Ky është dallimi stratosferik në buxhet mes Realit dhe Atleticos (Foto)

Analizë – Ky është dallimi stratosferik në buxhet mes Realit dhe Atleticos (Foto)

Real Madridi ka supremacinë e madhe ndaj Atletico Madridit – natyrisht supermaci kjo në aspektin financiar.

Real Madridi njihet si ekip që investon shumë dhe marrë parasysh vlerën e klubit, kjo nuk është ndonjë risi.

Por, ky dallim është mjaft i madh kur mbretërit krahasohen me investimet që bën Atletico.

“Dallimi mes nesh dhe Real Madridit e Barcelonës është 400 milionë euro – por buxheti zhduket në momentin që gjyqtari i fryen bilbilit. Zemra është e barabartë ndaj dallimit të buxhetit mes nesh”, potencoi kohë më parë Simeone në vigjilje të finales ndaj Real Madridit.


Se Simeone ka arritur të instalojë mentalitetin luftarak në ekipin e tij është pa dyshim dëshmi suksesi i arritjes në finale për herë të dytë në tri vitet e fundit.

vlera

Ekipi aktual i Real Madridit është blerë për plot 559.35 milionë euro, teksa paramendoni Atletico ka shpenzuar vetëm 166.21 milionë euro për të krijuar ekipin që ka aktualisht.

Thënë më qartë, Vetëm Ronaldo dhe Gareth Bale i kanë kushtuar Real Madridit më shumë se sa krejt përbërja aktuale e Atletico Madridit.

Kjo, nuk është e tëra.

Real Madridi ka pasur aq shumë kapacitet financiar, sa që të mbajë 13 lojtarë nga finalja e fundit në Lisbonë, teksa Atletico ka vetëm gjashtë lojtarë nga finalja e kaluar, duke shitur e më pas blerë lojtarë për kosto krejt të ulëta.

Në letë, për Atleticon sfida ndaj Real Madridit duket krejt e pamundur.

“Më i miri nuk fiton gjithmonë, por ata që luftojnë dhe që janë të sigurt për atë që po bëjnë”, tha Simeone.

Reali është ekipi me më së shumti para në botë, por Atletico Madridi është klubi që më së miri ia di vlerën parasë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori