Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, këtë të shtunë përballet me Turqinë në Antalia, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2016”.
Kosova në këtë sfidë të rëndësishme, vjen pas një barazimi me Finlandën (1-1), humbjen kundër Kroacisë (6-0) dhe Ukrainës (3-0).
Përfaqësuesja jonë nga dita e martë është vendosur në Antalya në hotel “Kremlin Palace”, ku është duke u përgatitur për përballjen me turqit, të cilët e kanë trenin e fundit për të mbetur në garën për kualifikim në Botërorin “Rusi 2018”.
Arbnor Morina njohës i mirë i rrethanave të futbollit të Kosovës, i ka thënë KosovaPress-it se përballja me Turqinë, do të jetë një ndeshje e vështirë për Kosovën. Strategu prishtinas thotë se Turqia është kundërshtar shumë i fortë, edhe pse ai e pranon se turqit kanë disa probleme brenda skuadrës, mirëpo, sipas Morinës, në skuadrën turke luajnë lojtarë që janë pjesë e klubeve të mëdha evropiane.
“Edhe një prej ndeshjeve kualifikuese të cilat duhet luajtur patjetër, sepse janë gjera të përcaktuar me kalendar, mirëpo mendoj se edhe kjo është ndeshje mjaft e vështirë për arsye se kemi të bëjmë më një kundërshtar i cili është shumë i fortë, kundërshtar i cili ka problemet e veta evidente në lojë dhe në rezultatet dhe ka një trusni të madhe nga opinioni në Turqi lidhur më kombëtaren e tyre, mirëpo, duke e ditur se luajnë në klube shumë të forta, atëherë duhet të presim një lojë shumë të fortë. Në anën tjetër në reprezentacionin e Kosovës kemi disa mungesa për arsye të ndryshe dhe do të ketë disa futbollistë të rinj që në një anë e vështirëson punën e seleksionuesit, sepse tash duhet të punojmë më futbollistët të cilët nuk i ka pasur në dispozicion më kompunuar ekipin për t’iu kundërvu turqve”, ka thënë Morina.
Ai beson se përfaqësuesja jonë do të ketë paraqitje më të mirë në duel me Turqinë, sesa me Kroacinë dhe Ukrainën. Morian shpreson se djemtë e skuadrës sonë nuk do t’i përsërisin gabimet që u shfaqen në humbjen kundër Kroacisë dhe Ukrainës.
Ish-futbollisti i njohur, tashmë trajner, Besnik Kollari beson se djemtë e përfaqësues sonë, do të kenë prezantim më të mirë në sfidën kundër Turqisë. Ai mendon se sfidat e kaluar kanë qenë mësim dhe përvojë e mirë e përfaqësues sonë në rrugëtimin e Kosovës në garat ndërkombëtare. Kollari mendon se edhe disfata me rezultat të ngushtë kundër Turqisë nuk do të ishte rezultat i keq, sepse sipas tij, Kosova është skuadër fillestare në garat të tilla, raporton KosovaPress.
“Mendoj se këta djem të përfaqësues sonë do të mundohen të na përfaqësojnë denjësisht, sepse dihet se ne jemi fillestar dhe marrim pjesë për herë të parë dhe normalisht se këto ndeshjet e kaluar ka qenë mësim dhe përvojë e mirë dhe mendoj se edhe kjo ndeshje do të jetë një përvojë për rrugëtimin tonë që na pret në të ardhmen. Mendoj se do të jenë të mobilizuar dhe do të mundohem që sa më mirë do të na përfaqësojnë dhe ta nxjerrim një rezultat sa më të mirë. Mendoj se në ndeshjen me Ukrainën ndoshta edhe pak edhe fati në disa situata, sepse pikërisht ne kur u desh patëm një rast, por Ukraina më një kundërsulme dhe me një devijim të topit kaloi në epërsi, ndërsa në pjesën e dytë dihet së në çfarë mënyrë pësuam golat dhe mendoj se ndoshta nuk ka qenë edhe bash rezultat real, sepse ne kemi mundur të kalojmë më mirë. Mendoj se këtë ndeshje e presim më të mobilizuar, por edhe Turqia nuk është në formën më të mirë dhe ka kthyer dy lojtarë, sepse kanë pasur telashe të brendshme dhe po vërehet në rezultatet e tyre. shpresoj se do të jetë një ndeshje e mirë dhe te marrim rezultat pozitiv, po them rezultat pasi që edhe në humbje me qenë se jemi fillestar, edhe humbja më rezultat më të vogël nuk kishte me qenë rezultat i keq”, ka theksuar Kollari.
Kushtrim Munishi, një tjetër trajner i futbollit të Kosovës, nuk pret rezultat pozitive të përfaqësues sonë në duel me Turqinë.
Ai thotë së Turqia nuk guxon të dështojë në përballje me Kosovën, sepse sipas tij, turqit e kanë rastin e fundit për të mbetur në garë për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm.
“Me Turqinë nuk shpresojë shumë. Turqia nuk besoj se e huq rastin, nuk besoj se ne mund të arrijmë ndonjë rezultat në bazë të këtyre tri lojërave që kanë treguar deri tash. Dëshira ime është që reprezentacioni ynë të arrijë rezultat pozitiv, por duke pasur parasysh lojërat e mëhershme do ta kenë shumë vështirë”, ka pohuar Munishi.
Ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës luhet të shtunën mbrëma dhe nis në orën 18:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion
Barcelona e njofton Lewandowskin për detajet e kontratës së re
Barcelona vendos të mos rrezikojë me Yamal – spanjolli nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A